Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Pumo: Hetimet vazhdojnë, Azerbajxhani i cilëson akuza pa vend
38 pasagjerë u vranë ditën e mërkurë pasi avioni i linjës Azerbajxhan-Rusi u rrëzua teksa tentoi të bënte ulje emergjente në Kazakistan.
Si fillim u dyshua se shkak ishte përplasja me një tufë zogjsh, por ditën e djeshme u raportua se bëhej fjalë për një goditje nga një predhë ruse. Hetimet po vijojnë pasi në copat e avionit janë gjetur shenja plumbash.
Nga rusia, nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", gazetari Misha Pumo, për të folur në lidhje me këtë temë.
"Për momentin vazhdojnë hetimet dhe sidomos pala azerbajxhanase ka deklaruar se është e pamoralshme të japësh një akuzë ose një përshkrim definitiv të ngjarjes pa përfunduar hetimet.

Që nga fillimi i hetimeve, në fillim evoluoi informata se cfarë ndodhi me këtë avion, i cili është i vogël, me një kapacitet pasagjerësh rreth 100 personash që fillimisht arriti në vendin e destinacionit por pastaj për arsye që duhen hetuar ishte motii i keq që u deklarua, që mund të jetë dhe kjo si variant apo kanë qenë veprime të karakterit luftarak", u shpreh Pumo.


