Rreziku i udhëtimit në Mars, Elon Musk: Mund të mos kthehesh i gjallë

Rreziku i udhëtimit në Mars, Elon Musk: Mund të mos kthehesh i

Eksploruesit e ardhshëm të Marsit mund të rrezikojnë edhe jetën gjatë këtij udhëtimi ështe shprehur themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Edhe pse e gjitha karriera e tij është fokusuar në promovimin e udhëtimeve hapësinore, Musk ka pranuar të vërtetën në lidhje me ëndrrën e tij, që “një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të vdesin”, gjatë qendrimit aty.

"Është e rrezikshme, është një udhëtim i gjatë dhe mund të ndodhë që të mos ktheheni të gjallë. Por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mahnitshme."

Ai hodhi poshtë idenë se eksplorimet e Marsit janë vetëm një “arratisjeje për njerëzit e pasur”. 

“Ne nuk do ta detyrojmë askënd të shkojë atje”, shtoi Musk.

“Do të jetë vetëm me vullnetarë”.

Themeluesi i SpaceX i bëri këto komente gjatë një interviste me themeluesin e XPrize, Peter Diamandis, duke njoftuar konkursin prej 100 milionë dollarësh për ‘XPrize Carbon Removal’.

Konkursi u kërkon njerëzve që të zhvillojnë projekte në shkallë të gjerë për të ndihmuar largimin dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit dhe riekuilibrimin e tendencave të rrezikshme të larta të emetimit të karbonit në Tokë. Për të fituar, “ekipet duhet të demonstrojnë heqjen e CO2 në shkallën 1.000 ton në vit”.

EMISIONET