"Rrezikon vdekjen" kinezja që u burgos për filmimet nga karantina në Whan

"Rrezikon vdekjen" kinezja që u burgos për filmimet nga

“Gazetarja qytetare” kineze Zhang Zhan , e cila ndodhet në burg pasi ka filmuar karantinën në Wuhan, qyteti i parë në botë që u godit nga COVID-19, rrezikon të vdesë, ka paralajmëruar familja e saj.

Zhang, 38 vjeç, është në grevë urie  pasi u dënua në fund të vitit 2020 me katër vjet burg për "nxitje të panikut te qytetarët".

Në shkurt të vitit 2020, 38-vjeçarja udhëtoi për në Wuhan, për të raportuar mbi situatën atje disa ditë pas vendosjes së karantinës në këtë metropol prej 11 milionë banorësh.

Imazhet e pacientëve të shtrirë në një korridor spitalor të stërmbushur, që ajo publikoi dhanë një pamje të rrallë të kushteve shëndetësore që mbizotëronin në qytet.

Zhang është shumë e dobët sot dhe "rrezikon të mos jetojë gjatë" , paralajmëroi vëllai i Zhang Zhou në Twitter javën e kaluar.

AFP nuk ishte në gjendje të kontaktonte Zhang Zhou, ndërsa nëna e saj nuk pranoi të komentonte.

EMISIONET