Rreth 25 miliardë paund asete të ngrira ruse nga BM-ja që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Rreth 25 miliardë paund (32 miliardë dollarë) asete ruse janë ngrirë nga qeveria britanike që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Një raport i publikuar nga Zyra e Thesarit zbuloi totalin, i cili llogarit të gjitha asetet që janë sanksionuar nga Britania e Madhe që nga shkurti 2022 kur filloi pushtimi i Ukrainës.
“Rreth 2 001 individë dhe subjekte janë sanksionuar që nga marsi i vitit 2024″, sipas raportit.
Departamenti qeveritar theksoi ndikimin e sanksioneve britanike dhe të aleatëve të BM-së, ndaj ekonomisë së Rusisë.
“Britania e Madhe ka ngrirë 25 miliardë paund asete ruse – dhe duke punuar me aleatët tanë, ne i kemi privuar Rusisë mbi 400 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me katër vjet shpenzime ushtarake të Rusisë”, tha sot ministrja e Thesarit, Emma Hardy.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë me forcë sanksionet tona financiare si pjesë e përgjigjes sonë më të gjerë ndaj pushtimit barbar të Ukrainës nga Rusia”, shtoi ajo.
Të dhënat vijnë nga rishikimi më i fundit vjetor i Zyrës së Zbatimit të Sanksioneve Financiare (OFSI).
Krahas llogaritjes së vlerës totale të sanksioneve, OFSI ka ndërmarrë hapa për të nxitur në mënyrë efektive pajtueshmërinë e sanksioneve financiare të Britanisë së Madhe gjatë vitit të kaluar.
Ajo gjithashtu ka zgjeruar zbatimin e sanksioneve në një përpjekje për të parandaluar “rrëshqitjen” e financave të paligjshme në rrjet.

