Rregulla për turistët e shfrenuar, qyteti spanjoll: 750 euro gjobë kush del “zhveshur” jashtë plazhit

Rregulla për turistët e shfrenuar, qyteti spanjoll: 750 euro

Rrugë të mbushura me vajza me bikini plazhi dhe djem gjysmë të zhveshur…

Kjo është pamja tipike e verës së nxehtë në qytetet bregdetare të Costa Brava-s në Spanjë, që njihen për festat e çmendura të beqarisë

Por nga qershori kjo panoramë do të ndryshojë…

Në përpjekje për të reduktuar sjelljet e shfrenuara të turistëve, autoritetet e Platja d'Aro kanë vendosur rregulla të reja që do të duhet të zbatohen brenda qytetit, larg vijës bregdetare.

Do të gjobitet me 750 euro ecja ose qëndrimi në hapësirë publike pa bluzë, ose vetëm me të brendshme, ose vendosja e aksesorëve që përfaqësojnë organet gjenitale të njeriut apo lodra seksuale nëpër duar.

Zyrtarët kanë deklaruar se do të vendoset gjobë 1 mijë e 500 euro për sjelljet antisociale, megjithëse natyra e saktë e këtyre veprave mbetet e paqartë.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga fundi I qershorit, kur do të rritet dhe numri I policëve të patrullës.

Platja d'Aro ka një popullsi prej afro 12 mijë e 500 banorësh, por gjatë fundjavave të verës tërheq rreth 150 mijë vizitorë në ditë.

E gjithë Spanja po përballet me një numër në rritje protestash në lidhje me turizmin masiv.

Demnstruesit kanë kërcënuar se do të ndalojnë aeroportin e Mallorca-s këtë verë në një përpjekje për të frenuar numrin e lartë të vizitorëve, ndërsa Ishujt Balearik vendosur masa kufizuese për anijet festive dhe konsumimin e alkoolit

EMISIONET