RIKTHEN PËRPL*SJET NË HORMUZ/ Shkëmbime zj*rri mes forcave iraniane dhe anijeve amerikane

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish, pavarësisht deklaratave për armëpushim. Presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëveshja mbetet ende në fuqi, edhe pse gjatë natës pati shkëmbime zjarri në Ngushticën e Hormuzit. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve, ndërsa frika për një përshkallëzim të ri në rajon mbetet e lartë.

RIKTHEN PËRPL*SJET NË HORMUZ/ Shkëmbime zj*rri mes forcave

Pavarësisht deklaratave për armëpushim, situata mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbetet tepër e tensionuar. Gjatë natës, në Ngushticën strategjike të Hormuzit u raportuan shkëmbime zjarri mes forcave iraniane dhe anijeve ushtarake amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi vazhdon të jetë në fuqi, por paralajmëroi Iranin me tone të ashpra. Në një postim në Truth Social, ai tha se SHBA-të iu përgjigjën sulmeve iraniane me “sulme vetëmbrojtëse”, duke shtuar se Irani “nuk luajti shumë me ne sot”.

Nga ana tjetër, komanda e lartë ushtarake iraniane akuzoi SHBA-të se kishin shënjestruar një tanker iranian nafte dhe disa zona bregdetare. Teherani pretendon se si kundërpërgjigje sulmoi anije amerikane në ngushticë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Komanda Qendrore Amerikane, i cilësoi sulmet iraniane si “të paprovokuara”, duke deklaruar se forcat amerikane neutralizuan raketa, dronë dhe objekte ushtarake iraniane që sipas tyre përbënin kërcënim për anijet amerikane.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se mbrojtja e tyre ajrore u aktivizua përballë një sulmi me raketa dhe dronë nga Irani, çka tregon se tensioni po përhapet në të gjithë rajonin.

Përplasjet ndodhin në një moment kur Uashingtoni dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të re për t’i dhënë fund konfliktit. SHBA-të besohet se kanë propozuar një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, por zyrtarë iranianë e kanë cilësuar atë si të papranueshëm.

Presidenti Trump paralajmëroi se nëse Irani nuk pranon marrëveshjen, Shtetet e Bashkuara do të reagojnë “më fort dhe më dhunshëm” në të ardhmen.

EMISIONET