Rikthehet Demi Lovato/ Këngëtarja vjen me një album metali që titullohet “Holy Fvck”
Një album metali rikthen për fansat këngëtaren Demi Lovato. Kështu ajo ka përmbushur ëndrrën e rinisë së hershme duke u kthyer tek rrënjët e saj, tek muzika metal.

Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato rikthehet në muzikë me një album metali. I titulluar “Holy Fvck”, albumi është vazhdimi i “Dancing with the Devil” i vitit 2021. Kënga kryesore titullohet “Skin of My Teeth” …
Lovato e pozicionoi këtë album jo vetëm si albumin e saj pop-punk, por si kthimin e saj në shtëpi - një kthim "në rrënjët e mia", siç shkroi ajo në Instagram. Është e vërtetë që interesat e saj muzikore kanë qenë prej kohësh më të mprehta sesa mund të sugjeronte personaliteti i saj publik.
Që në vitin 2008, Lovato rrëfeu për revistën “Rolling Stone” magjepsjen e saj me metalin; Kjo dëshirë ka qenë gjithmonë pjesë e Lovatos që nga ditët e saj në televizionin e fëmijëve deri te karriera muzikore. Këngët e albumit janë përmbajtje nga jeta e saj, pasi Demi pati një luftë të gjatë me drogën.
“Pra, ky album është si seksi, droga, rock and roll… pa drogë”, ka shkruar Lovato,
Gjatë konferencës për albumin e ri, ajo kujtoi se si adoleshente kishte bërë marrë pjesë në një performancë të grupit norvegjez black metal “Dimmu Borgir”. Muzika që ajo vetë bënte në atë kohë, me kitarat e saj, ishte po aq e zhurmshme sa tingujt e albumit “Holy Fvck”.

