"Rheinmetall” ndërton një fabrikë municionesh në Ukrainë

"Rheinmetall” ndërton një fabrikë municionesh në

Prodhuesi më i madh gjerman i armëve, ”Rheinmetall”, konfirmoi se po ndërton një fabrikë municioni në Ukrainë pas marrjes së porosisë nga qeveria ukrainase.

Projekti u shpall për herë të parë në shkurt. Prodhimi i municioneve do të fillojë brenda 24 muajve dhe çdo vit do të prodhohet një numër gjashtëshifror municionesh artilerie.

Objektivi kryesor do të jetë prodhimi i municionit të kalibrit 155 mm të përdorur nga vendet perëndimore, por janë planifikuar edhe lloje të tjera municionesh.

Fabrika do të operohet nga një sipërmarrje e përbashkët që ”Rheinmetall” planifikon të krijojë së shpejti me një kompani shtetërore ukrainase.

”Fabrika do të krijonte një qendër ukrainase të ekselencës për municione së bashku me partnerin tonë,” theksoi shefi i ”Rheinmetall”, Armin Papperger.

Prodhuesi më i madh gjerman i armëve është një nga furnizuesit më të rëndësishëm të pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

EMISIONET