Reuters: Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të rihapet për njerëzit nesër

Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit pritet të rihapet për njerëzit nesër, thanë dy burime për Reuters, megjithëse mbetet e paqartë nëse do të hapet për ndihma.
Sipas mediave të huaja, burimet shtuan se një mision i Bashkimit Evropian do të jetë i pranishëm në vendkalim.
Kjo lëvizje vjen pasi një zyrtar izraelit i sigurisë konfirmoi se vendkalimi kufitar Rafah nuk është i hapur sot.
Zyrtari tha se përgatitjet janë duke vazhduar për hapjen e tij vetëm për hyrjen dhe daljen e banorëve të Gazës.
Dje, zyrtarët izraelitë thanë se pika e kalimit të Rafah do të mbetet e mbyllur dhe rrjedha e ndihmave në Gaza do të reduktohet pasi Hamasi nuk arriti të dorëzojë trupat e të gjithë pengjeve të vdekur.

