Republika e parë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë e saj

Republika e parë që ka vaksinuar të gjithë popullsinë e

Naura, ishull i vogël i cili ndodhet në Oqeanin Paqësor ka vaksinuar të gjithë  popullsinë e vetë për  një periudhë katër javore.

Nauru mori dozat e vaksinave AstraZeneca si pjesë e programit global COVAX, i cili përfshin donacione nga Australia dhe India, që synojnë rritjen e imunizimit në kombet më të varfra.

Spas të dhënave, 7,392 njerëz morën dozën e parë, ose 108 përqind të popullsisë së rritur. Gjithashtu janë vaksinuar edhe turistët e huaj që janë futur në vend.

"Taskforca Kombëtare e Koronavirusit është jashtëzakonisht e kënaqur me këtë rezultat rekord botëror dhe falënderon të gjithë në Nauru për rolin e tyre," tha qeveria në një deklaratë.

Vendet e tjera që kanë siguruar të paktën një dozë vaksine për person përfshijnë Seychelles, Israel, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe San Marino. 

EMISIONET