Rënia e Facebook, Instagram dhe Whatsapp, Zuckerberg kërkon falje pasi humbi 7 mld dollarë në 6 orë

Rënia e Facebook, Instagram dhe Whatsapp, Zuckerberg kërkon falje pasi

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka kërkuar falje pasi shërbimet e tij të medieve sociale u ndërprenë për gati gjashtë orë pasditen e djeshme (4 tetor) duke prekur më shumë se 3.5 miliardë përdorues në të gjithë botën.

"Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer. Më falni pasi e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar në kontakt me njerëzit tuaj të dashur," shkroi miliarderi, duke provokuar komente të forta.

Zuckenberg humbi 7 miliardë dollarë sipas  vlerësimeve të Forbes. Për orë të tëra, miliarda njerëz potencialisht e gjetën veten pa mjetet e medieve sociale në të cilat mbështeteshin për të mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen.

EMISIONET