Raketa e tanke në Ukrainë, ministri polak: Kievit i dhamë edhe sisteme Patriot
Sistemi i avancuar amerikan anti raketë, patritot është dërguar tashmë në Ukrainë bashkë me tanket Leopard 2. Konfirmimi për herë të parë është bërë publik nga ministri polak i mbrojtjes. Nga ana tjetër Rusia ka shtuar numrin e anijeve me lëshues raketash në Detin e Zi. Ndërkohë që beteja vazhdon, Kievi ka nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit.

Armatimet e para të rënda dhe sistemet e sofistikuara anti raketë nga perendimi kanë mbërritur në ukrainë.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë mbërritur në Ukrainë, përveç tankeve Leopard 2.
Deklaratat e zyrtarit polak gjatë një intervisëte për gazetën spanjolle Razon, përbëjnë konfirmimin e parë se armatimet e premtuara në fund të vitit të kaluar nga perendimi, janë tashmë në Ukrainë.
Shtabi i ushtrisë në Kiev, ka njoftuar nga ana tjetër se Rusia ka shtuar flotën e anijeve me raketa në Detin e Zi. Sipas ushtrisë ukrainase, në mesin e 15 anijeve ruse janë edhe dy transportuese raketash sipërfaqësore dhe dy nënujore, totali i të cilave mund të arrijë deri në 24 raketa Kalibr.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se Kievi ka nisur bisedimet online me partnerët për zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi. Një burim nga qeveria e ukrainës ka theksuar se nuk ka zhvilluar diskutime me Rusinë, e cila bllokoi portet e Detit të Zi pas pushtimit vitin e kaluar, por tha se Kievi e kupton që partnerët duhet të bisedojn edhe me Moskën.
Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të skadojë më 18 mars, nëse palët nuk bihet dakord për zgjatjen e saj. Marrëveshja, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.
Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur tranziti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.
