Qyteti italian do të vendosë taksë për qentë dhe gjoba deri në 600 euro për shkelësit! Vendimi sjell reagime të forta

Qyteti italian do të vendosë taksë për qentë dhe gjoba

Duke filluar nga viti 2026, pronarët e qenve që vizitojnë Bolzanon e Italisë do të duhet të paguajnë një taksë ditore për kafshët e tyre shtëpiake. Masa ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

Sipas rregullores së re, udhëtarët me qen do të paguajnë 1.50 euro në ditë për secilën kafshë. Për banorët e përhershëm të zonës, parashikohet një taksë vjetore prej 100 eurosh për qen.

Administrata lokale deklaron se masa synon të mbulojë kostot e pastrimit të hapësirave publike, ndërsa një pjesë e të ardhurave do të ndahet për krijimin e parqeve të posaçme për qen.

Masa ndjek rregullin ekzistues për regjistrimin e detyrueshëm të ADN-së së qenve, me qëllim identifikimin e pronarëve që lënë mbeturina në rrugë.

Shkelësit rrezikojnë gjoba deri në 600 euro. Siç shpjegoi Këshilltari Rajonal Luis walcher, ata që e kanë regjistruar tashmë ADN-në e kafshëve të tyre do të përjashtohen nga taksa e re për dy vjet.

Njoftimi ka ngjallur reagime nga grupet e të drejtave të kafshëve dhe qytetarët. Carla Rocchi, Presidente e ENPA-s (Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve), theksoi se taksimi i qenve është një masë e padrejtë.

Rocchi theksoi se kafshët shtëpiake konsiderohen anëtarë të familjes dhe jo objekte taksash, ndërsa paralajmëroi se politika të tilla mund të dekurajojnë udhëtimin e përgjegjshëm me kafshët, ose madje të çojnë në braktisje.

EMISIONET