Qipro/ Pesë vjeçari del pozitiv për kokainë, arrestohet babai, policia është në kërkim të nënës

Një fëmijë 5-vjeçar në Qipro rezultoi pozitiv për kokainë. Nëna e tij u largua nga vendi së bashku me dy fëmijët e tjerë të mitur pasi u denoncua në polici, raporton CNN Greece.
Zëdhënësi i Policisë, Christos Andreou, deklaroi se çështja arriti në polici të hënën dhe pas një hetimi për të gjetur nënën e të miturit, u vërtetua se ajo është larguar nga Republika e Qipros një ditë më parë, të dielën.
Ai shtoi duke thënë se hetimet për gjetjen e nënës së 5 vjeçarit po vazhdojnë.
Sipas të dhënave të policisë, më 21 maj 5 vjeçari nën kujdesin e prindërve atëherë, kishte bërë analizat e gjakut, nga ku rezultoui pozitiv ndaj substancave narkotike.
Laboratori i bëri thirrje prindërve të denonconin rastin në polici, gjë që ata nuk e bënë, por rasti u denoncua nga laboratori.
Si rezultat babi 45 vjeçar u arrestua, ndërsa nëna është në kërkim.



