Qarkullonin me drogë në makinë, arrestohen në flagrancë dy shqiptarë në Perugia! Në pritje të masës së sigurisë...

Dy shqiptarë, përkatësisht 23-vjeç dhe 40-vjeç, janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane për posedim me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Të dy shqiptarët e arrestuar, me banim në Perugia, rezultojnë me dosje policie.
Ata u ndaluan dhe u kontrolluan mbrëmjen e së premtes nga një patrullë në kuadër të një shërbimi parandalues të organizuar në hyrje të qytetit në zonën e Città di Castello.
Sipas mediave italiane, dy subjektet në bordin e një makine të vogël, sapo dolën nga E45 drejt Città di Castello, u përpoqën të fshihnin lëndën narkotike, e cila u gjet menjëherë. Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarëve u gjet dhe u sekuestrua rreth 34 kg kokainë.
Kërkimi i mëpasshëm personal dhe i automjeteve bëri të mundur gjetjen e dy mbështjellësve të tjerë që përmbanin të njëjtën substancë, të fshehura me zgjuarsi brenda veshjes. Në përfundim të hetimeve, dy shqiptarët u arrestuan dhe janë në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Perugia-s.

