Putin: Perëndimi u përpoq të na provokonte që të përdornim armë bërthamore

Putin: Perëndimi u përpoq të na provokonte që të

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqej ta provokonte atë të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Ata donin të na provokonin, donin të na nxisnin të bënim gabime”, tha Putini në një dokumentar të televizionit shtetëror rus me titull “Rusia. Kremlini. Putini. 25 vjet” .

“Megjithatë, nuk kishte nevojë të përdoreshin armë bërthamore. Dhe shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme as në të ardhmen”, tha ai.

“Rusia ka forca dhe mjete të mjaftueshme për të arritur gjithçka që ishte e nevojshme për Moskën në luftën që filloi në vitin 2022”, tha Putini.

Putini dhe udhëheqja e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do të përdornin armë bërthamore kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj gjatë luftës.

“Qeveria amerikane kishte përshtypjen se Moska mund të ishte duke u përgatitur të hidhte një bombë bërthamore në vjeshtën e vitit 2022”, sipas raportimeve.

Uashingtoni i bëri një paralajmërim të ashpër Rusisë përmes kanaleve diplomatike në atë kohë.

Sulmi provë me një raketë të re ruse me rreze të mesme veprimi në qytetin ukrainas, Dnieper në nëntor 2024 konsiderohet gjithashtu një kërcënim bërthamor.

EMISIONET