Putin nuk preket, Borrell: BE do të godasë Rusinë me sanksione që do ta "dëmtojnë shumë"

Putin nuk preket, Borrell: BE do të godasë Rusinë me sanksione

Duke përmendur lëvizjen e Moskës në Donbas, blloku synon ligjvënësit rusë dhe 27 individë/entitete të tjera, por jo presidentin Vladimir Putin.

BE-ja ka rënë dakord të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të vendimit të Moskës për të njohur rajonet lindore të Ukrainës si shtete të pavarura. 

Sanksionet variojnë nga kufizimi i aksesit në tregjet financiare evropiane deri në shënjestrimin e zyrtarëve individualë që qëndrojnë pas lëvizjes, tha sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Sanksionet e ardhshme "do të dëmtojnë shumë Rusinë", tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Paris, duke folur me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. 

Duke akuzuar Moskën për kryerjen e "shkeljeve të rënda", Borrell tha se as njohja e Donetskut dhe Luhanskut, as hapat e mëtejshëm të Rusisë në Ukrainë, nuk do të mbeten "të pakthyeshme".

BE do të synojë 27 individë dhe entitete "të përfshira në minimin e integritetit të Ukrainës", tha Borrell. 

Blloku do të sanksionojë gjithashtu të 351 anëtarët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, të cilët votuan për njohjen.

Sipas Borrell, presidenti rus Vladimir Putin nuk është në listën e sanksioneve.

“Ne do të rrisim nivelin e sanksioneve në raport me sjelljen e Rusisë”, shtoi Borrell.

Borrell shtoi se paketa e sanksioneve do të prekte gjithashtu financat ruse, duke kufizuar aksesin e Moskës në tregjet financiare të BE-së, por nuk dha detaje të mëtejshme. 

Zyrtari paralajmëroi se sanksionet mund të përkeqësohen edhe në varësi të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

BE është ende e hapur ndaj diplomacisë pavarësisht se ka vendosur të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, tha Le Drian. 

“Ky qëndrim i vendosur e lë të hapur derën për diplomacinë. 

"Por gjatë javëve të fundit kjo punë e vështirë diplomatike ka përfunduar pa asnjë sukses," tha kryediplomati francez.

EMISIONET