“Putin nuk duhet të rrijë në pushtet” Shtëpia e Bardhë: Biden jo thirrje për ndryshim regjimi në Rusi

“Putin nuk duhet të rrijë në pushtet” Shtëpia e

Në fund të fjalimit të tij në Varshavë më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha për Vladimir Putin se ai njeri nuk mund të qëndrojë më në pushtet.

Shtëpia e Bardhë që atëherë ka sqaruar se presidenti Joe Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi në Rusi.

Ndërkohë Kremlini tha se çështje të tilla nuk i takon Bidenit për të vendosur, duke shtuar presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.

Më herët presidenti amerikan ka paralajmëruar Vladimir Putin që të mos lëvizë në asnjë pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës nuk ishte veprim i një kombi të madh dhe se refuzon të besonte se njerëzit e zakonshëm rusë e mbështesnin luftën.

“Mos kini frikë”, tha ai, duke shtuar se një diktator nuk mund ta fshijë kurrë dëshirën e njerëzve për të qenë të lirë.

EMISIONET