Putin ‘garanton’ bukën: Perëndimi të pastrojë minat dhe ne do të lejojmë anijet të ikin

Putin ‘garanton’ bukën: Perëndimi të pastrojë

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi akuzat që forcat e tij të armatosura po bllokojnë eksportet e grurit ukrainas nga Deti i Zi dhe tha se qeveria e tij do të garantojë kalimin paqësor për anijet që largohen nga portet e Ukrainës.

Putin fajësoi Ukrainën për grurin e bllokuar, duke thënë se Kievi ka minuar Detin e Zi dhe ka fundosur anijet, duke penguar largimin e atyre me grurë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Tashmë shumë herë u kam thënë kolegëve tanë, le të pastrojnë minat dhe anijet e ngarkuara me grurë mund të nga portet. Ne garantojmë kalimin e tyre paqësor në ujërat ndërkombëtare pa asnjë problem. Nuk i minuam ne portet, por Ukraina," tha Putin.

Ukraina minoi portin kyç të Odesës në Detin e Zi pas nisjes së ofensivës ruse në 24 shkurt, mes frikës se trupat e Moskës mund të sulmonin portin.

Lufta ka bllokuar deri në 25 milionë tonë drithë ukrainase në portet lokale.

Putin u përpoq të minimizonte rëndësinë e çështjes, duke thënë se drithi ukrainas përfaqëson vetëm rreth 2.5 % të prodhimit të përgjithshëm botëror të grurit.

Megjithatë, drithi ukrainas përbën një përqindje të konsiderueshme të eksporteve globale dhe kështu ka ndikim të jashtëm në rritjen e çmimeve botërore.

Putin fajësoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se banka qendrore e SHBA stimuloi inflacionin duke shtypur shumë para.

Por çmimet e grurit dhe misrit janë rritur më shumë se një çerek që kur Rusia filloi të grumbullojë trupat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën në fund të tetorit, mes frikës mbi eksportet e drithërave.

EMISIONET