Putin do luftë me 'llogari'/ “Sakrifikon” Sergei Shoigu, një ekonomist në krye të Mbrojtjes

Putin do luftë me 'llogari'/ “Sakrifikon” Sergei

Sergei Shoigu nuk do të ulet më në  krah Vladimir Putin si ministër i Mbrojtjes në mandatin e pestë të kreut të Kremlinit.

Presidenti i Rusisë e zëvendësoi aleatin e vjetër me një economist civil në një lëvizje që duket të jetë riorganizimi më I madh i drejtuesve të ushtrisë pas më shumë se dy viteve luftë me Ukrainën cka ka rritur shpenzimet e Moskës për mbrojtjen!

Andrey Belousov, që shërbeu si ish-zëvendëskryeministër i parë dhe i specializuar në ekonomi, u emërua në postin e lartë të mbrojtjes, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Shoigu u shkarkua me dekret presidencial, por AI do të mbetet një pjesë e administratës së Putinit si Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duke zëvendësuar ish-kreun e FSB-së, Nikolai Patrushev, i cili do të “transferohej në një detyrë  tjetër”.

Shoigu do të bëhet gjithashtu zëvendës në Komisionin Ushtarak-Industrial të Rusisë, tha Peskov

Emërimi i një ekonomisti civil në krye të mbrojtjes është argumentuar nga Kremlini me nevojën për risi!

“Rusia po bëhej më shumë si Bashkimi Sovjetik në mesin e viteve 1980, kur një pjesë e e mirë e Prodhimit të Brendshëm Bruto shkonte për shpenzime ushtarake, tha zëdhënësi Peskov.

“ishte e nevojshme të sigurohej që shpenzimet ushtarake të integrohen më mirë në ekonominë e përgjithshme të Rusisë, shtoi ai.

Por Peskov thekso se emërimi i ri nuk sinjalizon një ndryshim në sistemin aktual ushtarak të Rusisë.

68-vjeçari Shoigu kishte drejtuar ministrinë e mbrojtjes të Rusisë për 12 vjet dhe udhëhoqi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Ai cilësohej një prej aleatëve të ngushtë të presidentin Putin, duke e çuar shpesh në udhëtime peshkimi në Siberinë e tij të lindjes.

Por zëvendësimi i tij nuk ishte surprizë, pasi prej muajsh flitej për Putin do ta largonte.

Në vitin 2023, Shoigu u përfshi në një përplasje me shefin e mercenarëve të Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, mbi sjelljen e Rusisë në luftë

Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër Moskës, e akuzoi Shoigu se ishte "klloun i moshuar" në mesazhet audio që u bënë virale.

Shefi i Mercenarëve  vdiq në një aksident avioni ndërsa po fluturonte nga Shën Petersburg në Moskë në gusht 2023. Kremlini mohoi se ishte fajtor.

Vladimir Putin nisi të martën e kaluar mandatin 6 vjecar si president i Rusisë, ndërsa e drejton vendin prej vitit 2000.

Ministri i Jashtëm veteran Sergei Lavrov ësghtë mes ministrave të rikonfirmuar nga kreu i Kremlinit.

EMISIONET