PUSHOHEN “GABIMISHT” NGA PUNA/ Në vend të një ftese, Amazon u dërgon e-mailin e largimit dhjetëra punonjësve
Amazon ka nisur një raund të ri shkarkimesh globale nga puna, i zbuluar aksidentalisht përmes një email-i të dërguar gabimisht punonjësve. Ky veprim është pjesë e një trendi më të gjerë në industrinë e teknologjisë, ku qindra mijëra vende pune janë shkurtuar vitet e fundit.

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Amazon, i ka informuar punonjësit për një raund të ri pushimesh nga puna në nivel global, përmes një email-i që me sa duket është dërguar gabimisht.
Një draft i shkruar nga Colleen Aubrey, zëvendëspresidente e lartë në Amazon Web Services u dërgua tek punonjësit në vend të një ftese.
Këtë e konfirmoi edhe fakti se titulli ishte "Dërgo e-mail për projektin Dawn". Megjithatë edhe pse shumica mori dijeni për përmbajtjen e dokumentit, e-maili u fshi.
Ky është një vazhdim i punës që kemi bërë për më shumë se një vit për të forcuar kompaninë duke zvogëluar shtesat, duke rritur vigjilencën dhe duke hequr burokracitë, në mënyrë që të mund të veprojmë më shpejt për klientët, thuhej në të.
Që nga viti 2022, kompani të mëdha teknologjike si Amazon, Meta, Google, Microsoft dhe të tjera kanë shkurtuar fuqinë punëtore duke pushuar nga puna dhjetëra mijëra njerëz çdo vit.
Në të gjithë industrinë e teknologjisë, rreth 700,000 njerëz janë pushuar nga puna gjatë katër viteve të fundit, sipas monitoruesit të shkurtimeve në vendet e punës.
Deri më tani këtë vit, pronari i Facebook-ut, ka ulur më shumë vendet e punës, duke ndikuar në disa qindra punonjës. Pinterest, largoi këtë javë 700 punonjës njëkohësisht.

