Punëtorët nga kina gjenden në kushte skllavërie/ Autoritetet braziliane nisin hetimet ndaj kompanisë së makinave

Autoritetet braziliane nisën hetimet ndaj frimës së makinave BDY pasi u gjetën 163 shtetas kinezë që punonin në “kushte skllavërie”.
Sipas të dhënave punëtorët u punësuan në Kinë nga një firmë tjetër dhe u sollën në Brazil në mënyrë të parregullt në Brazil.
Punëtorët punonin për orë të gjata, më shumë se ato të lejuara nga ligji brazilian, ndonjëherë për shtatë ditë në javë, ndërsa mbaheshin në kushte degraduese.
Në një deklaratë, BYD tha se kishte ndërprerë lidhjet me firmën që punësoi punëtorët. Firma shtoi se po bashkëpunon me autoritetet dhe po ofron ndihmë për punëtorët.

