Pse më linde? Vajza padit doktorin e mamasë, fiton miliona në gjyq
Një 20-vjeçare që hodhi në gjyq mjekun e përgjithshëm të nënës së saj, duke pretenduar se ajo nuk duhej të kishte lindur kurrë, ka fituar të drejtën për të marrë një dëmshpërblim disa miliona dollarë.
Evie Toombes, 20 vjeç, ka lindur me "Spina Bifida" dhe nganjëherë kalon 24 orë në ditë e lidhur me tuba.
*Spina Bifida zakonisht është një deformim i lindur në shtyllën kurrizore dhe në palcën kurrizore. Ky lloj deformimi shfaqet gjatë muajve të pare të shatatzënisë.
Muajin e kaluar, Evie paditi Dr Philip Mitchell për dështimin e tij për të këshilluar nënën e saj Caroline Toombes, 50 vjeç, që të merrte suplemente jetike përpara se të mbetej shtatzënë.
Ajo pohoi se nëse doktori do t'i kishte thënë nënës së saj se kishte nevojë të merrte suplemente të acidit folik për të minimizuar rrezikun që spina bifida të prekte foshnjën e saj, ajo do ta kishte shtyrë shtatzëninë për sa kohë që do merrte suplemente dhe si rezultat Evie nuk do të kishte lindur fare.
Në një vendim historik, gjyqtarja Rosalind Coe mbështeti çështjen e Evie dhe i dha asaj të drejtën për një pagesë të madhe kompensimi.
Avokatët e saj më herët thanë se shuma që Evie pretendon ende nuk është llogaritur, por konfirmuan se do të ishte 'e madhe' pasi do të mbulonte koston e nevojave të saj të gjera të kujdesit gjatë gjithë jetës.
Gjykatësi vendosi që nëse nënës së Evie do t'i ishin dhënë këshillat e duhura të rekomanduara, ajo do të kishte vonuar përpjekjet për të mbetur shtatzënë.