PËRPLASJE TRUMP-PAPA PËR BËRTHAMORET/ Ati i Shenjtë dhe presidenti amerikan shkëmbejnë kritika për a*mët

Përplasja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Papa Leo i 14-të është thelluar për çështjen e armëve bërthamore dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Ati i Shenjtë ritheksoi se Kisha Katolike mbetet kundër çdo arsenali bërthamor, ndërsa Trump e akuzoi Papën për një qëndrim të rrezikshëm ndaj Iranit. Vatikani hodhi poshtë interpretimet e presidentit amerikan dhe kërkoi më shumë dialog diplomatik.

PËRPLASJE TRUMP-PAPA PËR BËRTHAMORET/ Ati i Shenjtë dhe

Përplasja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Papa Leo XIV ka hyrë në një fazë të re, këtë herë për çështjen e armëve bërthamore dhe tensionet globale.

Jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Ati i Shenjtë reagoi ndaj kritikave, duke theksuar se misioni i Kishës mbetet i pandryshuar.

“Misioni i Kishës është të shpallë Ungjillin, të predikojë paqen. Nëse dikush dëshiron të më kritikojë mua për shpalljen e Ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën.”

Mw tej at ii shwnj theksoi se  “Kisha është shprehur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë, kështu që nuk ka dyshim për këtë”, duke iu përgjigjur pretendimeve të Trump se Papa e konsideron të pranueshme që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke rrezikuar të gjithë katolikët.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan e akuzoi se po mban një qëndrim të rrezikshëm ndaj Iranit. Në një intervistë, presidenti amerikan deklaroi se Papa “po vë në rrezik shumë katolikë” dhe se është “dakord që Irani të ketë armë bërthamore”.

Por Vatikani e ka hedhur poshtë këtë interpretim, duke ritheksuar linjën e qartë kundër çdo arsenali bërthamor, pa përjashtim.

Ndërkohë, Papa u përpoq të ulë tonet, duke e zhvendosur fokusin te diplomacia. Ai përmendi takimin e pritshëm me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shpresën për dialog dhe mirëkuptim.

Kjo përplasje zhvillohet në një moment delikat për politikën ndërkombëtare, me tensione të larta në Lindjen e Mesme dhe një armëpushim të brishtë në rajon.

Mes deklaratave të forta dhe thirrjeve për dialog, mbetet për t’u parë nëse kjo përballje do të ndikojë në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Vatikanit, apo do të shërbejë si një nxitje për më shumë komunikim diplomatik.

EMISIONET