Protesta “pro” Palestinës në Universitetin e Kolumbias

Një grup aktivistësh pro palestinezë u arrestuan të mërkurën në mbrëmje, pasi pushtuan bibliotekën kryesore të universitetit të Kolumbias.
Kjo shënoi një nga demonstratat më të mëdha pro palestineze në kampus universitar që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gaza.
Nga protesta u plagosën dy oficerë sigurie të universitetit dhe u arrestuan mbi 70 aktiviste pro palestinez.
Pamjet që qarkulluan në rrjete sociale treguan protestuesit që këndonin me banderola ne duar që shkruanin “Grevë për Gazën” ku zotëruan bibliotekën dhe shumë prej të cilëve ishin me shami dhe maska duke simbolizuar popullin palestinez.
Ky ishte një demonstrim sfidues i hapur ndaj urdhrit të ndalimit të këtyre simboleve nga administrata Trump.
Lidhur me incidentin reagoi edhe drejtuesja e Universitetit të Kolumbias, Claire Shipman i quajti veprimet e tyre “skandaloze”.
Ajo tha se, ndërsa protesta ishte e izoluar në një dhomë në bibliotekë, "është plotësisht e papranueshme që disa individë po zgjedhin të ndërpresin aktivitetet akademike ndërsa studentët tanë po studiojnë dhe po përgatiten për provimet përfundimtare".
Ishte pikërisht drejtuesja e Universitetit që kishte kërkaur ndihmën e Policisë së Nju Jorkut duek shtuar se shumë nga protestuesit nuk ishin studentë.
Kjo shënon herën e parë që Universiteti i Kolumbias i ka bërë thirrje Policisë së Nju Jorkut për një protestë që nga prilli i vitit 2024, kur protestuesit pro-palestinezë pushtuan Sallën Hamilton për gati 24 orë.
Kryebashkiaku i Neë York-ut Eric Adams reagoi duke komentuar ne platformën X, “Ne nuk do të tolerojmë urrejtje ose dhunë në asnjë formë në qytetin tonë”, tha ai.
Protesta vjen mes tensioneve në universitetet amerikane për shkak të luftës në Gaza.
Trump i cili pretendon se shumë universitete kanë toleruar antisemitizmin dhe ngacmimin e studentëve hebrenj, ka kërcënuar të pezullojë rreth 400 milionë dollarë nga fondet federale për Universitetin e Kolumbias.
Në mars, Columbia pranoi disa kërkesa nga administrata Trump, duke përfshirë ndalimin e maskave në protesta dhe një ndryshim në mbikëqyrjen e disa programeve akademike. Pas incidentit të fundit nuk është e qartë nësë fondet do të rivendosën.



