Presidentja meksikane: Do arrijmë një marrëveshje me SHBA-në për tarifat

Presidentja meksikane: Do arrijmë një marrëveshje me SHBA-në

Meksika tha të premten se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump ishte e padrejtë. Taksa e re iu njoftua Meksikës gjatë negociatave të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të premten midis zyrtarëve nga të dy vendet.

"Ne treguam në tryezën (e negociatave) se është një trajtim i padrejtë dhe se nuk jemi dakord", thanë Ministritë e Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme në një deklaratë të përbashkët.

"Meksika është tashmë në negociata për të rënë dakord për një alternativë ndaj tarifave doganore që do të lejonte që bizneset dhe vendet e punës të mbroheshin në të dy anët e kufirit", shtuan ministritë.

Administrata shpreson të shmangë hyrjen në fuqi të tarifave që më 1 gusht, tha Trump në një deklaratë të përbashkët.

Presidentja Claudia Sheinbaum tha të hënën se ishte e bindur se një marrëveshje mund të arrihej me Shtetet e Bashkuara përpara se tarifat të hynin në fuqi. Duke folur në një aktivitet në shtetin meksikan të Sonora-s, Sheinbaum shtoi se sovraniteti i Meksikës nuk është kurrë i negociueshëm.

Meksika është një nga vendet më të ndjeshme ndaj tarifave të presidentit republikan, pasi 80% e eksporteve të saj shkojnë në Shtetet e Bashkuara, partneri i saj më i madh tregtar. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump e ka akuzuar Meksikën se nuk po bën mjaftueshëm për të parandaluar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës përgjatë kufirit të saj prej 1,900 miljesh (3,100 kilometrash).

"Meksika më ka ndihmuar të siguroj kufirin, POR ajo që ka bërë Meksika nuk është e mjaftueshme", shkroi Trump në një letër drejtuar homologes së tij, Sheinbaum, duke njoftuar tarifat e reja, të cilat i postoi sot në Truth Social.

EMISIONET