Presidenti Joe Biden: Nuk çuditem që Prigozhin mund të ketë vdekur

Presidenti Joe Biden: Nuk çuditem që Prigozhin mund të

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden është informuar për aksidentin e avionit të rrëzuar në Rusi brenda të cilit raportohet se ka qenë kreu i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Më pas vetë Biden ka bërë një koment të shkurtër për gazetarët duke thënë se “nuk është i befasuar” nga lajmet e marra. Kreu i Shtëpisë së bardhë u ndal të fliste për gazetarët teksa po largohej në Liqenin Tahoe, ku aktualisht po pushon me familjen.

“Unë nuk e di në fakt se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen. Jam stërvitur për një orë e gjysmë” – tha Biden.

Për ngjarjen foli edhe zëdhënësja e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson. Ajo tha se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte surprizë duke pasur parasysh historinë e tij me Putinin.

 

EMISIONET