Presidenti i Ukrainës jep lajmin: Do kthejmë 49 robër nga Rusia
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të premten se 49 të burgosur lufte ukrainas ishin kthyer në vendin e tyre nga Rusia, duke publikuar fotografi të burrave dhe grave të mbështjellë me flamuj ukrainas.
“Dyzet e nëntë ukrainas janë në shtëpi,” tha Zelensky në mediat sociale. “Këta janë ushtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare, policisë kombëtare, shërbimit shtetëror të rojes kufitare, si dhe civilët tanë,” tha Zelensky, duke shtuar se përfshihen dhe luftëtarë nga beteja e Mariupolit në Azvostal të vitit 2022.