Presidenti i rrëzuar sirian strehohet në Moskë! Rusia i jep azil politik Bashar al-Assadit dhe familjes së tij

Presidenti i rrëzuar sirian strehohet në Moskë! Rusia i jep azil

Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias. Sipas TASS, Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil politik nga Rusia për arsye humanitare

Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi më herët sot se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte, apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.

EMISIONET