Prekëse! 10-vjeçarja nga Palestina përlot botën: Pse na urreni, çfarë ju kemi bërë?

 

Prekëse! 10-vjeçarja nga Palestina përlot botën: Pse na

Që prej më shumë se një jave konflikti mes izraelit dhe Palestinës ka qenë në fokus të mediave, jo vetëm vendase por edhe ndërkombëtare.

Si pasojë e luftës në Palestinë, të paktën 212 persona  janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra dhe  mbi 1.300 persona të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë së fundmi një video e një 10-vjeçarja nga Palestina po bën xhiron e botës.

Nadine Abdel Taif, ka rrënqethur botën me fjalët e saj, ku shprehet: Çfarë prisni prej meje? Ta rregulloj? Jam vetëm 10 vjeç. Pse, ne e meritojmë këtë gjë? Çfarë kemi bërë ne? Mami më tha se ata na urrejnë.

Ajo shfaqet duke qarë në video, ndërsa përreth saj, shihet se çdo gjë është shkatërruar.

EMISIONET