Postimi me guaska i kushton shtrenjtë ish-shefit të FBI-së/ Ja si një kod shifrash u konsideruar k*rcënim ndaj Trump-it

Ish-drejtori i FBI, James Comey, është vënë përballë akuzave penale nga Department of Justice në SHBA, pas një postimi në Instagram gjatë pushimeve të vitit të kaluar.
Në postim, ai kishte vendosur disa guaska deti që formonin numrat “86 47”.
Ky kombinim u interpretua nga autoritetet si një mesazh i mundshëm kërcënues ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi “86” përdoret në disa raste si shprehje për “heqje qafe” të dikujt, ndërsa “47” lidhet me numrin rendor të presidencës së Trump.
Comey e fshiu postimin menjëherë dhe kërkoi falje, duke thënë se nuk kishte dijeni për kuptimin që mund të interpretohej si i dhunshëm dhe se nuk mbështet asnjë formë dhune.
Sipas aktakuzës, një person i arsyeshëm mund ta kuptonte postimin si një shprehje që lidhej me rrezik ndaj presidentit të SHBA-së.
Ai përballet me dy akuza: kërcënim ndaj presidentit dhe shpërndarje të një kërcënimi përmes rrjeteve sociale. Të dyja mund të sjellin gjobë ose deri në pesë vite burg.
Avokati i tij ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do t’i kundërshtojnë në gjykatë.


