Popullsia e Kinës bie për të dytin vit radhazi, pati një nivel rekord i ulët i lindjeve dhe një valë vdekjesh

Popullsia e Kinës ra për të dytin vit radhazi në vitin 2023, pasi një nivel rekord i ulët i lindjeve dhe një valë vdekjesh nga Covid-19 kur mbaruan bllokimet e rrepta përshpejtuan një rënie që do të ketë efekte të thella afatgjata në potencialin e rritjes së ekonomisë.
Byroja Kombëtare e Statistikave tha se numri i përgjithshëm i njerëzve në Kinë ra me 2.08 milionë, ose 0.15%, në 1.409 miliardë në 2023. Kjo është një rënie shumë herë më e lartë se rënia e popullsisë prej 850,000 në 2022, e cila ishte e para që nga viti 1961.
Vdekjet totale vitin e kaluar u rritën me 6.6% në 11.1 milionë, që arriti nivelin më të lartë që nga viti 1974 gjatë Revolucionit Kulturor. Lindjet e reja ranë 5.7% në 9.02 milionë dhe niveli i lindjeve pësoi një tjetër rekord të ulët me 6.39 lindje për 1000 njerëz, nga 6.77 lindje që ishte në vitin 2022.
Lindjet në vend kanë rënë me dekada të tëra si rezultat i politikës së një fëmije të zbatuar nga viti 1980 deri në 2015 dhe urbanizimit të saj të shpejtë gjatë asaj periudhe. Ashtu si me lulëzimin e mëparshëm ekonomik në Japoni dhe Korenë e Jugut, një popullsi e madhe u zhvendos nga fermat rurale të Kinës në qytete, ku të kesh fëmijë është më e shtrenjtë.
Jo vetëm kaq por në vitin 2023, papunësia tek të rinjtë arriti nivele rekord, pagat për shumë punëtorë u ulën. Të dhënat e reja shtojnë shqetësimet se perspektiva e rritjes së ekonomisë numër 2 në botë po zvogëlohet për shkak të më pak punëtorëve dhe konsumatorëve, ndërsa kostot në rritje të kujdesit për të moshuarit dhe përfitimet e daljes në pension janë edhe më të larta. Ekspertët e OKB-së shohin se popullsia e Kinës mund të tkurret me 109 milionë deri në vitin 2050, më shumë se trefishi i parashikimit të tyre të mëparshëm në vitin 2019.
Diskriminimi gjinor që gratë të marrin rolin kujdestar në familje e përkeqësojnë çështjen, thonë demografët. Qeveria ka njoftuar masa të ndryshme për të inkurajuar lindjen e fëmijëve, por shumë nga politikat nuk janë zbatuar për shkak të financimit të pamjaftueshëm.

