Policia: 2 të vrarë nga të shtënat me armë në një restorant, arrestohet 21-vjeçari

Policia: 2 të vrarë nga të shtënat me armë në

Një person është arrestuar pas të shtënave nga të cilat dy burra mbetën të vrarë në një restorant në Kentaki, tha policia të premten 24 dhjetor.

Sipas Departamentit të Policisë së Metrosë në Louisville, 21-vjeçari Karson Reitz u arrestua dhe u akuzua për vrasje. Deklaratat nga vendi i ngjarjes tregojnë se restoranti ishte i frekuentuar nga shumë persona kur ndodhën të shtënat, tha zëdhënësja e departamentit të policisë Alicia Smiley.

Pamjet e sigurisë brenda restorantit tregojnë se Reitz qëllon dy personat dhe se ai pranoi autorësinë gjatë një deklarate në polici.

Smiley tha se askush tjetër nuk u lëndua. Zyra e Kërkimit të Qarkut Jefferson identifikoi dy viktimat si 48-vjeçari Michael Miller nga Louisville, i cili vdiq në vendngjarje dhe 51-vjeçari Bradley Cross nga Shepherdsville, i cili vdiq në spital.

Hetimi është në vazhdim. Policia ende nuk ka thënë se cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë, shkruan ABC. 

EMISIONET