Po bënte përpjekje për të marrë çantën që ia kishin vjedhur, turisti britanik goditet me thikë nga hajduti

Po bënte përpjekje për të marrë çantën

Një turist britanik është goditur me thikë ndërsa përpiqej me guxim të luftonte një bandë prej katër banditësh të dhunshëm që i rrëmbyen çantën në Barcelonë.

Pushuesi ishte duke pirë një pije në një tarracë në Placa Sant Josep Oriol pranë Las Ramblas rreth orës 20:00 mbrëmë kur iu rrëmbye çanta.

Viktima vrapoi pas grabitësve dhe arriti të kapte njërin, më pas filloi të  zihej me ta për të marrë çantën që ia kishin marrë.

Po bënte përpjekje për të marrë çantën

Por në këtë moment hajduti nxori nga xhepi një objekt të mprehtë dhe u përpoq vazhdimisht ta godiste me thikë.

Britaniku nuk e kuptoi derisa pa tehun e thikës përballë fytyrës së tij,  e në atë moment ai la të ikte banditin i cili u largua me nxitim së bashku me shoqëruesit e tij.  Një kalimtar i guximshëm u përpoq të ndalonte arratisjen e tyre pa sukses. Të katër u arrestuan pak më vonë.

Kryeqyteti i Katalonjës sheh afërsisht 225 grabitje çdo ditë, me bandat që synojnë të grabisin turistë që vizitojnë qytetin e bukur në bregun verilindor të Spanjës.

EMISIONET