Peshkopët e Belgjikës: Do të bekojmë martesat e çifteve homoseksualë, Vatikani kundër

Si të parët në botë, peshkopët e Belgjikës publikojnë në mënyrë të pavarur një liturgji specifike për të bekuar çiftet homoseksuale, pavarësisht nga ndalimet e Vatikanit.
Peshkopët që flasin holandisht, të udhëhequr nga kardinali Jozef De Kezel, zyrtarizojnë atë që po ndodh edhe në famullitë e Evropës Veriore.
"Gjatë takimeve ata shpesh na kërkojnë një moment lutjeje për t'i kërkuar Zotit që të bekojë dhe përjetësojë këtë angazhim dashurie dhe besnikërie", shpjegoi kardinali De Kesel.
Prandaj Kisha Katolike e Flanders ka vendosur të shkojë përtej indikacioneve të Vatikanit, i cili gjithmonë ua ka mohuar këtë mundësi çifteve homoseksuale.
Për momentin nuk ka mbërritur asnjë koment nga Selia e Shenjtë. Liturgjia e shkurtër dhe e thjeshtë, e botuar që të mund të përdoret, përveç lutjes dhe leximit të Biblës, ka një pasazh në të cilin theksohet angazhimi i dy personave të interesuar në martesë.
Ata i deklarojnë Zotit se duan të jenë pranë njëri-tjetrit në çdo rrethanë të jetës dhe luten për forcë për të qenë besnikë ndaj njëri-tjetrit.
Pas kësaj nisme qëndron Willy Bombeek, një fetar homoseksual, i emëruar nga peshkopët si koordinator i projektit për homoseksualitetin dhe besimin.
Për Bombeek, bekimi në fund të liturgjisë nuk është i përgjithshëm, por është menduar qartë si një bekim për çiftet homoseksuale.

