Peshkarexha franceze përplas qëllimisht anijen britanike, momente paniku në det

Peshkarexha franceze përplas qëllimisht anijen britanike, momente

Një peshkarexhë franceze 35 metra e gjatë u përplas qëllimisht nga një anije britanike ndërsa  "lufta" e peshkimit në Xhersi po bëhet një shqetësim.

Anija britanike, Jonathan Ruff u godit ashpërsisht  nga anija franceze Lasgot kur ajo doli në det për t'u përballur me një grup prej 100 personash të cilët ata i konsiderojnë "pushtues."

Një pamje tronditëse e postuar nga "The Sun" tregon peshkarexhën franceze e cila përplaset me shpejtësi me në një anije të vogël britanike.

Para se Jonathan të arrijë të largohet dhe të drejtohet drejt St. Helier Marina, dëgjohen kërcitjet e metaleve dhe xhamave që copëtohen.

Më herët  Boris Johnson,  dërgoi dy mjete luftarake të Marinës Mbretërore në ishull "si një masë paraprake".

Të armatosur me një top 20 m, ata mund të gjuajnë 700 predha në minutë në një distancë prej 1188 metra.

Emmanuel Macron më pas kundërsulmoi dhe dërgoi një anije patrullimi të Marinës Franceze. Kjo ishte më pak se gjysma e madhësisë së secilës armatë të Marinës Mbretërore.

Jonathan foli për "The Sun" dhe tha: “Nuk mund ta besoja atë që po bënte.

“Ai e rriti shpejtësinë qëllimisht  dhe ma preu rrugën. Nëse ai do të godiste motorin tim, unë do të kisha  probleme të mëdha. Ai duhet ta ketë ditur që nëse do të më godiste, do të isha më keq. Ai është një peshkarexhë çeliku dhe varka ime është vetëm një varkë e vogël. Ishte krejt e pamatur nga ana e tyre."

EMISIONET