"Përplasje mes bandave të drogës", Vriten 5 anëtarë të një familjeje. Plagoset dhe foshnja 8-muajshe

"Përplasje mes bandave të drogës", Vriten 5

Persona të armatosur në Meksikën veri-qendrore sulmuan një shtëpi dhe vranë pesë anëtarë të familjes, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar dhe plagosën një foshnjë 8-muajshe.

Ngjarja ndodhi të shtunën, 13 nëntor sipas autoriteteve.

Prokurorët në shtetin Guanajuato thanë se vrasjet dyshohet se ndodhën si pasojë e "luftës" mes bandave të drogës në terren.

Tre gra, një burrë dhe një djalë, të gjithë besohet se ishin pjesë e një familje, u gjetën të vdekur nga plagët me armë zjarri.

Foshnja u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte plagë në krah.

Në shtëpi u gjet një tabelë ku ishte shkruar një mesazh i cili i referohej një bande droge.

EMISIONET