Përmbytet anija në Libi/ Të paktën 27 emigrantë të vdekur, mes tyre dy gra dhe një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2021, 18:54

Të paktën 27 emigrantë janë gjetur të vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt.
Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ndodhej një fëmijë dhe dy gra.
Trupat e emigrantëve u gjetën në qytetin bregdetar të Khims, rreth 90 km nga Tripoli.
-
-
Tërmeti i fuqishëm “shkund” Kretën në Greqi, ja sa ishte magnituta
26 Dhjetor, 18:01
Tragjedia me emigrantët vijon të përsëritet. Sipas agjencisë së Emigracionit të OKB-së këtë vit , rreth 1,500 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur në Europë.


