Përleshje mes grupeve të armatosura në Indi, të paktën 13 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 16:55
Të paktën 13 persona u vranë në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura në Manipur të Indisë të hënën, sipas një zyrtari të policisë, shtatë muaj pas përleshjeve që shkaktuan 180 viktima.
Trupat u gjetën në një fshat në rrethin Tengnupal të Manipur.
“Kur mbërritëm në vendngjarje pasditen e sotme gjetëm 13 trupa”, thanë burimet e sigurisë, duke shtuar se identiteti i tyre ende nuk dihet.