Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë? Macron: Rusia nuk duhet të fitojë, të forcojmë sigurinë kolektive

Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë? Macron: Rusia nuk duhet

Shumë shpejt, përfshirja e Perëndimit në luftën ukrainase mund të kalojë në një nivel tjetër. Presidenti francez, Emanuel Macron nuk përjashtoi dërgimin e trupave në shtetin në luftë, teksa çështja u diskutua gjatë një mbledhje të liderëve europianë në Paris.

Kreu i Elizesë tha se do të bëjnë gjithçka të mundur që Rusia të mos e fitojë luftën, pas takimi të mbi 20 krerëve të shteteve europiane dhe zyrtarëve perëndimorë, mes te cilëve kancelari gjerman Olaf Sholz dhe sekretari për punët e jashtme ne Britani, David Cameron.

Gjithçka u diskutua në mënyrë të lirë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk pati konsensus sot për te miratuar zyrtarisht dërgimin e trupave në terren, por diçka e tillë nuk mund të përjashtohet. Do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos e fitojë këtë luftë.

Më herët presidenti francez u kërkoi liderëve europianë të garantojnë mbrojtje kolektive për kontinentin, duke i siguruar mbështetje të palëkundur Ukrainës përballë ashpërsimit të sulmeve në fushëbetejë gjatë muajve të fundit.

Nevoja për të forcuar sigurinë sipas tij, lidhet edhe me parandalimin e sulmeve të mëtejshme ruse ndaj vendeve të tjera ku më të rrezikuarat, konsiderohen Estonia, Lituania Letonia, dhe Polonia.

Kemi bindjen se disfata e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Në lojë, është jo vetëm mundësia që Kievi të përballojë çdo ofensivë të re ruse, të përballojë çdo rrezik gjatë muajve në vazhdim, por edhe mundësia qe europianët të përcaktojnë sigurinë e tyre kolektive.

Një sërë shtetesh europiane, përfshirë Francën mbështetën iniciativën e propozuar nga Republika Çeke për të blerë municione e predha jashtë BE.

Sakaq, në një videokonferencë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u bëri thirrje udhëheqësve të mbledhur në Paris të parandalojnë që Putinit të shkatërrojë arritjet e tyre dhe të zgjerojë agresionin në shtete të tjera.   

EMISIONET