Paralajmërimi i frikshëm: Refugjatët ukrainas në rrezik të trafikimit të qenieve njerëzore

Paralajmërimi i frikshëm: Refugjatët ukrainas në rrezik

Organizata bamirëse e politikave sociale CARE po parashikon një "rritje shqetësuese të rasteve" të trafikimit të qenieve njerëzore në muajt e ardhshëm, ndërsa ukrainasit ikin nga vendi i tyre.

Organizata bamirëse tha se ukrainasit janë në "rrezik të shfrytëzimit", ndërsa u bën thirrje qeverive që të shtojnë përpjekjet për të parandaluar krimin.

Lauren Agneë, eksperte e politikave të trafikimit të qenieve njerëzore në CARE, tha se bandat kriminale po veprojnë në Poloni, Rumani, Hungari, Moldavi dhe Sllovaki, ku po shkojnë njerëzit që ikin nga konflikti.

"Një krizë si Ukraina është një mundësi biznesi për kriminelët. Ne presim një rritje shqetësuese të rasteve."

EMISIONET