Paraardhësi i mumifikuar i Boris Johnson nuk vdiq nga sifilizi
Një paraardhës i mumifikuar i Boris Johnson nuk vdiq nga sifilizi, kanë zbuluar shkencëtarët e tronditur – dhe fajtori i vërtetë është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë.
E quajtur "Mumja më e famshme e Zvicrës", kufoma u bë kryefjalë në vitin 2018 kur u identifikua si Anna Catharina Bischoff, stërgjyshja e gjashtë e Johnson.
Mbetjet e saj, të cilat u gjetën në vitin 1975, përmbanin nivele të larta të merkurit – historikisht, një trajtim për sifilizin – kështu që supozohej se sëmundja e kishte vrarë atë.
Por tani një analizë e mikrobeve në organet e saj të mumifikuara nuk ka zbuluar sifiliz, por nivele të larta të një bakteri të panjohur më parë për shkencën.
Mikrobiologu Mohamed Sarhan nga Eurac Research tha: “Supozimi fillestar bazohej në praninë e merkurit në trupin e saj, veçanërisht në mushkëri.
“Kjo mund të tregojë trajtim inhalator për sifilizin, pasi ky ishte protokolli i ndjekur në atë kohë."
Prandaj, ne analizuam shumë mostra nga çdo organ në trupin e saj për të parë nëse mund të gjejmë ndonjë gjurmë të ADN-së të patogjenit që shkakton sifilizin, por nuk ia dolëm.
"Në vend të kësaj, ne gjetëm këtë bakter të ri që ishte shumë i bollshëm në indet e trurit dhe lidhej me përqendrimin më të lartë të merkurit në tru."
Pra, ajo mund të jetë diagnostikuar gabimisht me infeksionin seksualisht të transmetueshëm, kur shkaku i vërtetë i sëmundjes së saj ishte diçka e panjohur./Deily Mail/