Paqja në Gaza u arrit/ Bytyçi: Ka pushim të luftimeve por ato mund të rikthehen në çdo moment

Paqja në Gaza u arrit/ Bytyçi: Ka pushim të luftimeve por ato

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se ka pushim të luftimeve në Gaza pas arritjes së marrëveshjes por luftimet mund të rikthehen në çdo moment.

Bytyçi: Kishte vazhdimisht thirrje për armëpushim.

Një herë ishte një plan që të krijohet një armëpushim mirëpo nuk kishte një interes sidomos nga Izraeli që të ketë një armëpushim.

Mirëpo gjërat ndryshuan sidomos pas sulmit në Katar që i bëri Izraeli.

Kjo mendoj se rezultoi në një presion mbi Izraelin që të përfundojë konfliktin dmth fillimisht ti kërkojë falje Katarit.

Por pastaj më vonë edhe që të përfundojë konfliktin apo luftën në Gaza.

Është një fazë shumë sensitive.

Ka de facto pushim të luftimeve mirëpo ato mund të rikthehen në çdo moment.

 

EMISIONET