Papa Leone XIV: Të shmanget gara e armatimeve, pasi po kërcënon paqen midis kombeve

Papa Leone XIV: Të shmanget gara e armatimeve, pasi po kërcënon

Duke ripërtërirë nxitjen time për çdo përpjekje konstruktive në favor të çarmatimit dhe besimit të ndërsjellë, ju bëj thirrje urgjente të mos e braktisni këtë instrument pa u përpjekur të siguroni ndjekjen e tij konkrete dhe efektive, deklaroi sot papa Leone XIV në lidhje me skadimin e traktatit të ri të armëve bërthamore, START.

“Situata aktuale kërkon që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur një garë të re armatimesh që kërcënon më tej paqen midis kombeve”, shtoi ai.

”Është më urgjente se kurrë të zëvendësojmë logjikën e frikës dhe mosbesimit me një etikë të përbashkët të aftë për të udhëhequr zgjedhjet drejt së mirës së përbashkët dhe për ta bërë paqen një trashëgimi të mbrojtur nga të gjithë”, theksoi papa.

Këto deklarata papa Leone XIV i bëri në fund të audiencës së sotme duke kujtuar se “nesër skadon Traktati i Ri START, i nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse”.

”Ai përfaqësonte një hap të rëndësishëm në përmbajtjen e përhapjes së armëve bërthamore”, shtoi ai.

EMISIONET