Papa Leo XIV përshëndet 'progresin e rëndësishëm' drejt paqes në Rripin e Gazës

Papa Leo XIV përshëndet 'progresin e

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Leo XIV, ka përshëndetur sot “progresin e rëndësishëm” në përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, duke përsëritur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.

“Në orët e fundit, në një kontekst dramatik në Lindjen e Mesme, është bërë përparim i rëndësishëm në negociatat e paqes, të cilat shpresoj se do të çojnë në rezultatet e dëshiruara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Papa amerikan pas Meshës në Vatikan.

Fjalët e tij vijnë mes një vale të re aktivitetesh diplomatike, pasi lëvizja islamiste Hamas ka dhënë një përgjigje pozitive ndaj një plani paqeje të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, me synimin për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze të shkatërruar.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve përgjegjës që të angazhohen në këtë rrugë, për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” shtoi Papa Leo XIV.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e urrejtjes antisemite në mbarë botën dhe shprehu trishtimin e thellë për vuajtjet që po përjeton populli palestinez në Rripin e Gazës.

“Shpreh shqetësimin tim për rritjen e urrejtjes antisemite në botë, e cila për fat të keq u ilustrua nga sulmi terrorist në Mançester,” tha ai, duke iu referuar sulmit në një sinagogë të enjten, ku dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

EMISIONET