Papa Francesku: Të moshuarit janë të dobishëm, mos i përjashtoni nga shoqëria

Papa Francesku: Të moshuarit janë të dobishëm, mos i

Papa francesku ka bërë një deklaratë mbi vendin e të moshuarëve në shoqërinë e sotme dhe se sa të rëndësishëm janë ata. Sipas tij të moshuarit sot nuk po respektohen dhe mbi të gjitha po lihen mënjanë nga shoqëria.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kur jemi të moshuar, nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë si kur ishim të rinj, trupi ka një ritëm tjetër dhe ne duhet të dëgjojmë trupin dhe të pranojmë kufijtë: ne të gjithë i kemi ato. Edhe unë duhet të eci me bastun tani," tha ai.

"Kjo kulturë e hedhur duket se i fshin të moshuarit: nuk i vret por i fshin shoqërisht, sikur të ishin një barrë për t'u mbajtur, sikur të ishte më mirë t'i fshehësh. Edhe një i moshuar, mund t'i shërbejë komunitetit", vuri në dukje Papa.

Ai shprehet se përjashtimi i të moshuarve nga jeta shoqërore "është një tradhti ndaj njerëzimit. Kjo është gjëja më e keqe: zgjedhja e jetës sipas dobisë, sipas rinisë, dhe jo e jetës siç është, me urtësinë e të moshuarve, me kufijtë".

 Të vjetrit, sipas tij,  kanë kaq shumë për të na dhënë. Aty ku nuk ka dialog mes të rinjve dhe të moshuarve, diçka mungon dhe një brez pa të kaluar, pra pa rrënjët, rritet".

EMISIONET