Papa Françesku takohet me viktimat e abuzimit sek*ual nga klerikët në Portugali
Në shkurt, një komision i pavarur i ngritur nga Kisha Katolike në Portugali publikoi një raport që dokumentonte përvojat e 564 personave që thanë se ishin abuzuar nga priftërinjtë ose zyrtarë të tjerë të Kishës.
Pas këtij skandali që tronditi botën Papa Françesku ka vizituar mbremjen e djeshme këto viktima të abuzimit seksual.
Papa tha se Kisha duhet të dëgjojë "klithmën e ankthshme të viktimave".
Ai shtoi se skandali "na thërret në një pastrim të përulur dhe të vazhdueshëm" dhe se zemërimi i përhapur mbi të kishte kontribuar në një "shkëputje në rritje nga praktika e besimit".
Takimi, i mbajtur në misionin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Portugali, përfshiu 13 viktima të abuzimit dhe zgjati më shumë se një orë.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Kishës Portugeze përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve.
Në shumë raste, dëshmitë treguan për të mitur të tjerë që ishin abuzuar, pra përllogaritja e mijëra viktimave në total.
Papa Françesku ndodhet në Portugali për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, një festival njëjavor i ngjarjeve fetare dhe kulturore që organizohet nga Kisha çdo disa vjet në qytete anembanë botës.