Papa Françesku takohet me kryeministrin hungarez: T’i hapim krahët për të gjithë

Papa Françesku këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest ku është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Francis, 84 vjeç, pritet që më 12 shtator të qëndrojë vetëm shtatë orë në Budapest për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të katolikëve, përpara se të udhëtojë drejt Sllovakisë.
Orban u takua me Papa Françeskun në Muzeun e Arteve dhe më pas ata patën një takim prapa dyerve të mbyllura, ku mori pjesë edhe presidenti i Hungarisë dhe zyrtarët e Vatikanit.
Papa ka deklaruar gjatë vizitës atje se “i hap krahët për të gjithë”. Komenti u interpretua nga disa si një kritikë ndaj politikave anti-migracion të kryeministrit Viktor Orban.
“I kam kërkuar Papa Françeskut që të mos lejojë që të vdes Hungaria e krishterë”, shkruan Orban në Facebook.
Vatikani tha se takimi është mbajtur në një atmosferë “të përzemërt” dhe zgjati 40 minuta, më shumë se sa ishte paraparë.
“Në mesin e shumë temave është diskutuar edhe për rolin e kishës në shtet, për zotimet për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur dhe promovuar familjen”, tha Vatikani përmes një deklarate.
Kjo është vizita e parë e një pape bërë Hungarisë që prej se Papa Xhon Pali II vizitoi këtë shtet më 1996.
-
Masat e reja në Kosovë: Mësimi pezullohet deri më 26 shtator
12 Shtator, 17:19


