Panik në Gjermani! Makina futet mes turmës, një person humb jetën, plagosen disa të tjerë në Manheim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 14:00

Të paktën një person u vra pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin gjerman të Manheim të hënën, sipas raporteve.
Mediat lokale në qytetin jugperëndimor raportuan se dëshmitarët panë një trup të pajetë, të mbuluar me një çarçaf.
Një operacion policor në qendër të qytetit Mannheim është duke u zhvilluar, tha zëdhënësi i policisë.

