PAMJET/ E fshehur mes ushqimesh në kontejner, kapen 50 kg kokainë me vlerë 35 mln euro, 1 shqiptar i arrestuar në Itali

35 milionë euro kokainë është sekuestruar sot nga Policia Financuare Italiane e Livornos.

Eskluzivisht për “Ora News” burimet konfirmojnë se është shqiptar personi i arrestuar sot nga autoritetet financiare të Portit të Livornos ku u sekuestruan 50 kg kokainë.

PAMJET/ E fshehur mes ushqimesh në kontejner, kapen 50 kg kokainë me

Sipas autoriteteve italiane vlera e kokainës e cilësisë mjaft të pastër do t'i sillte krimit të organizuar një fitim mbi 35 milionë euro në tregjet e shitjes.

Kokaina u gjet në një kontejner që transportonte artikuj ushqimorë e që vinte nga Amerika e Jugut.

PAMJET/ E fshehur mes ushqimesh në kontejner, kapen 50 kg kokainë me

Droga ishte e konfeksionuar në dhjetëra pako të vogla, dhe secila prej tyre mbante siglën SA.

Arrestimi i shqiptarit erdhi falë një hetimi investigativ operativ gjatë fazës së operacionit të sekuestrimit.

Morën pjesë në të, Autoritetet e Agjensisë Doganore si dhe reparti i qenëve antidrogë të Policisë Finaciare.

Në përditësim...

itali kokainë alba kepi shqiptar

EMISIONET